Maqedoni

Për dy vjet në Veles janë derdhur 11 milionë dollarë nga Amerika

Për dy vjet në qytetin Veles janë derdhur rreth 11 milionë dollarë. Të ardhurat janë krijuar nga marketingu dhe shërbimet e internetit me SHBA-në, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike të Maqedonisë, për dy vitet e fundit 98 persona nga rajoni i qytetit të Velesit, nën moshën 35 vjeçare, kanë raportuar të hyra nga SHBA në vlerë prej 634.198.939 denarë – më shumë se 11 milion dollarë, transmeton Lideri.mk.

Siç kanë theksuar në përgjigjet e tyre në raportet zyrtare, shumica e këtyre të ardhurave gjenerohen nga marketingu dhe shërbimet e internetit.

Ndryshe Velesi shpeshherë është quajtur “kryeqendër e propagandës” së ish presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka shprehur pretendime për rikandidim.