Taravari: Për pak orë, më shumë se 8 mijë nënshkrime
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga koalicioni opozitar shqiptar – VLEN, Arben Taravari ka bërë të ditur se ka grumbulluar mbi 8 mijë nënshkrime.
Ai duhet të ketë 10 mijë nënshkrime që t’i hapet rruga për të qenë edhe zyrtarisht kandidat për president.
“Ne filluam para pak orësh me mbledhjen zyrtare të nënshkrimeve dhe kemi arritur në 8 mijë nënshkrime+!
Këto janë nënshkrime lirie, pa asnjë imponim, pa asnjë detyrim por janë Vullneti Juaj i Pastër!
Mbledhja e nënshkrimeve vazhdon edhe nesër. Ky është një rekord i ri dhe tregues se me VLEN Ndryshimi Ka Filluar!
Faleminderit nga zemra!”, tha Taravari.