Adnan Ismaili pjesë e garës në zonën e dytë zgjedhore?
Jozyrtarisht mësohet se Adnan Ismaili pritet të jetë pjesë e garës në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Kreu i Shtëpisë Botuese “Logos-A” pritet të jetë propozim i BDI-së dhe partnerëve të koalicionit për garë në zonën e dytë zgjedhore.
Siç raportuam dje, në BDI tashmë ka nisur debati për bartës liste në këtë njësi zgjedhore, respektivisht përflitet emri i Ilir Hasanit, Ejup Alimit, Arbër Ademit, edhe i Sadulla Durakut, por që ky i fundit dje i tha TV21 se nuk ka ambicie që të jetë bartës liste.