Maqedoni

Lajm i fundit: Vrasje e dyfishtë në Kumanovë

Të paktën tre persona u qëlluan sot, dhe dy prej tyre vdiqën, raporton Tv Telma.

MPB Kumanovë dhe MPB konfirmojnë se ka një ngjarje kaq të përgjakshme dhe paralajmërojnë më shumë info në vijim, transmeton Lideri.mk.

Fillimisht konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 në fshatin Gabresh, ku një 66-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën dhe dy djemtë e saj, pra nipërit e tij.

63-vjeçarja dhe djali i saj 38-vjeçar kanë vdekur në vend. I plagosuri i tretë është dërguar në spitalin e Kumanovës.

Sulmuesi u arrestua. Informacionet fillestare thonë se bëhet fjalë për marrëdhënie të pazgjidhura pronësoro-juridike./ Lideri