Strukturat e BDI-së nga Likova deri në Strugë i japin përkrahje të fuqishme Fatmir Deharit për kandidat presidencial!
Burime partiake kanë thënë se të gjitha strukturat e BDI-së nga Likova deri në Strugë po i japin përkrahje të fuqishme Fatmir Deharit për president. “Veçmas është e madhe përkrahja në mesin e strukturave të krahut ushtarak”, thonë këtë burime.
Edhe pse tentuam disa herë ta kontaktojmë, Dehari është i pakapshëm për të komentuar informacionet nëse do jetë kandidat për president.
Paraprakisht mediumet kanë njoftuar se Fatmir Dehari, kryetar aktual i Komunës së Kërçovës, do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar të Maqedonisë, njoftoi MKD.
Portali, duke iu referuar burimeve të larta partiake, bën të ditur se kandidatura e tij do të shpallet gjatë kësaj jave pasi ka kaluar nëpër filtrat e BDI-së dhe me pëlqimin e liderit Ali Ahmeti, transmeton Lideri.
Lideri i BDI-së definitivisht nuk i ka pranuar sugjerimet e zyrtarëve të lartë që ai vetë të jetë kundërshtar në bllokun politik shqiptar i Arben Taravarit nga koalicioni opozitar i shqiptarëve.