Maqedoni

Fatmir Dehari kandidat i BDI për president

Fatmir Dehari, kryetar aktual i Komunës së Kërçovës, do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar të Maqedonisë, njoftoi MKD.

Portali, duke iu referuar burimeve të larta partiake, bën të ditur se kandidatura e tij do të shpallet gjatë kësaj jave pasi ka kaluar nëpër filtrat e BDI-së dhe me pëlqimin e liderit Ali Ahmeti, transmeton Lideri.

Lideri i BDI-së definitivisht nuk i ka pranuar sugjerimet e zyrtarëve të lartë që ai vetë të jetë kundërshtar në bllokun politik shqiptar i Arben Taravarit nga koalicioni opozitar i shqiptarëve./Lideri