Maqedoni

Taravari fton Kongres të jashtëzakonshëm, nesër në Shkup!

Kryetari i ASH-së, Arben taravari ka ftuar sot Kongresin e jashtëzakonshëm partiak që duhet të zhvillohet ditën e nesërme në SHkup. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Taravari, përcjell tvklan.mk.

“Në bazë të nenit 31, pika 1, të Statutit të Aleancës për Shqiptarët, thërras Kongres të jashtëzakonshëm ditën e nesërme, e premte, 16 shkurt 2024, ora 19:00, në Aleksandar Palace në Shkup.
Ndryshimi Ka Nis”, shkruan Taravari në njoftimin e Kongresit.

Ndërkaq nga ana tjetër edhe krahu i Ziadin Selës në këtë parti ka ftuar kongres për ditën e diel më 18 shkurt./tvklan.mk