Maqedoni, dy të vdekur dhe shtatë të lënduar në një aksident
Foto Ilustruese
Sot (14.02.2024) në ora 12:26, në rrugën Koçan – Shtip në afërsi të fshatit Çeshinovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri veturave.
Mjeku i ndihmës së shpejtë në vendin e aksidentit ka konstatuar vdekjen e dy personave, ndërsa 7 persona kanë mbetur të lënduar. Njëri nga të lënduarit është dërguar në Spitalin klinik të Shtipit, ndërsa gjashtë të tjerët në Spitalin e Koçanit.
“Këqyrja e vendit të aksidentit në prani të prokurorit publik është kryer nga ekipi inspektues i DPB Koçan.