Maqedoni

Lupço Kocevski është kryeprokurori i ri i vendit

Lupço Kocevski është kryeprokurori i ri i vendit. Për të votuan 62 deputetë. Kocevski në këtë funksion vjen në vend të Lubomir Jovevskit, mandate 6 vjeçar i të cilit skadoi në dhjetor të vitit të kaluar, shkruan Alsat.

Gjatë debatit në Kuvend për zgjedhjen e kryeprokurorit deputetët e opozitës shfaqën dilemën se Kocevski do të arrijë të luftojë krimin dhe korrupsionin, që sipas VMRO-DPMNE-së janë problemi më i madh në shtet.