Pse mundet Aleksandri i Serbisë e nuk mundet Albini i Kosovës të përzihet në punët e Maqedonisë?
Ejup Berisha
Reagimin e fundit të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç si pasojë e frigave të tij për humbjen eventuale të Ali Ahmetit nga Albin Kurti në zgjedhjet e radhës Parlamentare që do të mbahen në muajin maj të kë
tij viti këtu në RMV, a duhet kuptuar si përzierje e Aleksandar Vuçiçit në punët e brendshme të Maqedonisë apo si duhet kuptuar këtë qeshtje vlersoj se duhet bërë një sçarim real kësaj pune. Këtë pyetje po ua drejtoj eksponentëve të BDI-së, pra këta po i pyes se si e kuptojnë ata reagimin e fundit të Aleksandar Vuçiçit politikanit kontraverz nga Serbia. Pra a është kjo përzierje në punët e brendeshme të
Maqedonisë apo si angazhim i tij mbi baza humanitare për ti ndihmuar BDI-së që të mos i humb zgjedhjet e radhës, apo që ky subjekt politik të mos mbytet në moqalin e vet të udhëheqjes së keqe politike që është bërë shumë i gjatë dhe tejet i thellë nga vet udheheqësia e këtij subjekti politik në 22 vitet e fundit.Në
se sipas BDI-së përkrahja e opozitës shqiptare nga Albin Kurti na qenka përzierje në punët e brendeshme të Maqedonisë atëher këta përfaqsues gjithashtu duhet pyetur se pse mundet të përzihet Vucici një armik i përbetuar i shqiptarëve dhe i shqiptarisë në përgjithësi e nuk mund të përzihet Albin Kurti një vëlla i yni i vërtetë e i sinçertë shqiptar. Vlersoj se nëse dikush ka më tepër të drejtë të përzihet në
punë e brendshme të Maqedonisë atëher më tepër ka të drejtë Albini i Kosovës sesa Aleksandri i Serbisë ,ky një ish Ministër i propagandës së luftës në Qeverine e ish diktatorit serb Sllobodan Millosheviç. Gjithashtu ky një armik shumë i madh, tejet i keq, e destruktiv si dhe shumë i rrezikshëm për shqiptarët dhe për shqiptarinë në përgjithsi.
Aleksandar Vuçiçi për ata që nuk e njohin është Kryetar i tanishëm i Serbisë. Përfaqsues politik ky i cili dë
shiron ta ndez edhe njëher luftën me Kosovën për ta coptuar atë perfundimishtë teritorialisht. Konsideroj se në
se ndonjë reagim apo angazhim i dikuj jashta Maqedonisë mund të llogaritet si përzierje në punët e brendeshme të Maqedonisë atëher ai është reagimi i Vuçiçit sesa angazhimi i Albin Kurtit i cili mbi baza humanitare don që vëllezerit e tij shqiptar ti shpëton nga rexhimi i ashpër i BDI-së.Parti kjo që ka instaluar një sistem qeverisjeje të dhunshme dhe të ashpër sepse e ka suspenduar demokracinë si dhe po i shkel pamëshirshëm
liritë dhe të drejtat e shumicës së shqiptarëve që nuk janë me BDI-në.