Gjobiten 175 vozitës në Shkup, 32 për ngasje të makinës në gjendje të dehur
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (11.02.2024) ka vazhduar me kontrolle e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 175 masa, nga të cilat: 72 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 32 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 6 për përdorim të celulari gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit…, shkruan Alsat.
“Kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk