Maqedoni

ALSAT / I dalin mesazhet Artan Grubit, i’u thotë drejtorëve të BDI-së: Mos pranoni vendimet e Fatmir Mexhitit

Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka urdhëruar drejtorët e BDI-së në shëndetësi që të mos pranojnë asnjë vendim nga ministri në largim, Fatmir Mexhiti.

Në opinion qarkullojnë pajme ekrani nga një komunikim i brendshëm që duket se është mes Grubit dhe drejtorëve të BDI-së në sektorin e shëndetësisë, të cilët i ka udhëzuar që të hapin pushim mjekësor, apo të gjejnë arsyeje tjera për të mos pranuar asnjë vendim eventual të ministrit Mexhiti.

“Të nderuar, asnjë drejtor i joni në shëndetësi të mos pranon asnjë vendim të ministrit në largim Fatmir Mexhiti, nese duhet pushim, pushim mjekësor, ose thjeshtë të mos ta pranoj vendimin eventual të Ministrit”, thuhet në mesazhin e Artan Grubrit drejtuar drejtorëve të BDI-së.

“Jo! Prandaj them mos i nënshkruani, hapni pushim, etj… disa ditë deri sa të SHKARKOHET ministri”, ka shkruar me tej Grubi në komunikimin me disa drejtor të cilat janë interesuar nëse vendimi eventual i ministrit mund anulohet nga qeveria.

Edhe Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti ka konfirmuar se zëvendëskryeministri Artan Grubi ka porositur drejtorët që të mos shkojnë punë dhe sipas Mexhitit, ata edhe këtë e kanë bërë duke mos u paraqitur në vendet e punës ditën e enjte.

“Mesazhet që i ka shpërndarë Artan Grubi tek drejtorët e BDI-së, unë nuk i quaj drejtorë të BDI-së, por drejtorë të Ministrisë së Shëndetësisë. U apeloj të gjithë drejtorëve që të rrinë rehat se ata janë drejtor të mi edhe pushim mjekësor merret kur vërtet një person është i sëmurë, kjo është vërtet keqpërdorim që së paku nuk duhet ta bëjnë drejtuesit e institucioneve shëndetësore publike”ka deklaruar Mexhiti.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti është kërkuar të shkarkohet nga një komision kadrovik i ASH-së ndërsa propozimi është miratuar nga Qeveria e cila ka dërguar në Kuvend propozimin për shkarkimin e Mexhitit dhe të Ministrit të Administratës Publike dhe të Shoqërisë Informatike, Azir Aliu.

Senca për shkarimin e tyre dhe emërimin e ministrave të rinj, Ilir Demiri dhe Naim Bajrami është caktuar për të premten.