Maqedoni

QMK: Një person nga Kumanova humb jetën si pasojë e një zjarri

QKM Rajonale Kumanovë njoftoi se zjarrfikësit e Njësitit Territorial të Zjarrfikësve nga Brigada e zjarrfikësve të Rankovcës gjatë një intervenimi nga ora 20:30 deri në ora 00:10 për shuarjen e zjarrit në ambient të hapur mbrëmë kanë gjetur një të moshuar të lënduar në rrethinën e fshatit Psaça. Është djegur bar i thatë me sipërfaqe rreth 0.4 hektarë.

Ekipi SPB dhe ekipi mjekësor kanë kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

“I moshuari i lënduar ka humbur jetën, me shumë gjasa për shkak të mbytjes nga tymi. Informacion më të detajuar do të ketë pas përfundimit të hetimeve”, thonë nga QMK.

Sipas raporteve të Qendrave Rajonale për Menaxhimin e Krizave njoftohet se në vend ka ende zjarre aktive.