Maqedoni

Çmime të reja të derivateve të naftës, dizeli lirohet, benzina shtrenjtohet

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,59 % në raport me vendimin e datës 2.2.2024.
Nga data 6.2.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 80,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 82,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) 78,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 77,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 41,352 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) rriten për 1,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,087 den/kg dhe do të jetë 41,352 den/kg.