Sela për të shtunën thërret Kuvendin e ASh-së
Sela për të shtunën thërret Kuvendin e ASh-së
Sela për të shtunën thërret Kuvendin e ASh-së
A104.02.2024 494 1 minute read
Kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela njoftoi se Kuvendin e Partisë, kryetar i së cilës është vet ai do ta thërras të shtunën e ardhshme dhe sipas tij pikë e rendit të ditës do të jetë, përgjegjësia e kryetarit të ASh-së, Arben Taravari, shkruan Alsat.
– Advertisements –
“Komunikimi i fundit i imi ka qenë dje me mesazhe, i kam thënë që të thirr mbledhje të kryesisë së partisë, që të marrim vendim që të shtunën të shkojmë në kuvend të partisë. Sot një javë, të shtunën do të thirret, do e thërras publikisht Kuvendin e ASH-së dhe pika e rendit të ditës do të jetë përgjegjësia e kryetarit të partisë. ASH-ja ka qenë barriera kryesore për të ndal elementet fondamentale. E ky është momenti më kritik të cilin ASH-ja do ta parandaloj përsëri”, tha Sela.
Sela akuzoi kreun aktual, Arben Taravari se në takimet e fundit me liderët e partive tjera politike, përfshi liderët e LEN-it, liderin e BDI-së, LSDM-së dhe VMRO-së, pranë vetes nuk ka pas asnjë anëtarë tjetër të ASH-së, kjo sipas tij lë hapësirë për dyshime, shkruan Alsat.
– Advertisements –
“Taravari kontrabandoj partinë tek ato që kanë dëshmuar se vetëm duan ta shkatërrojnë ASH-në, tek ata prej të cilëve kemi marr thika pas shpine. Ata që na kanë shkel dhe na kanë tradhtuar natyrisht që do të marrin përbuzjen dhe do tua kthejmë shpinën” tha Sela, i cili nënvizoi se Taravari në takimet e fundit ne liderët e LEN-it, por dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, Kovaçevskin dhe Mickoskin, dhe se nuk ka marr me vete në këto takime as edhe një anëtar tjetër të partisë”, tha Sela, duke përfunduar se ASH do të shkojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ziadin Sela kryetar i kuvendit të ASH-së në press konferencë u është përgjigjur interesit të mediave rreth vendimit që pritet të merr kuvendi i ASH-së dhe nëse planifikohet shkarkimi i Taravarit, Sela shkurt u përgjigj: ” Përgjegjësia nënkupton shkarkimin”, në pyetjen e tij se çfarë do të ndodhë me ministrat e ASH-së Sela theksoi se ” Ka ardhur koha që ASH-ja të jetë vetvetja dhe se ata ishin të jashtëm dhe ne i pranuam krahë hapur por ata e përmbysën bukën që ju dhamë” shkruan Top24.
”Dua të pastroj çdo dilemë, nuk dua të dezinformoj asnjë anëtarë se gjoja skam dash ta thiri kuvendin qendrorë. E vërteta është se ne së bashku me anëtarësinë jemi mbajtur në ter informativ, ku kryetari i partisë po bën lojëra të ndyra”, shtoi Sela.
VIDEO: https://www.facebook.com/share/v/gSFK2NhvZrYTxdwj/?mibextid=WC7FNe