Ju prezantojmë dy personalitete të mirënjohur
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Këtë herë vendosëm që opinionin të e njoftojmë me dy personalitete të cilët një numër i madh i njeh nëpërmjet veprimtarisë së tyre të deritanishme. Këta janë Herolind Abdulla Saqipi i lindur në fshatin Opajë të komunës së Likovës dhe Sejdi Jahiu nga fshati Orizare i po të njejtës komunë. Do të ju njohim vetëm se kush janë dhe nga cili vend janë.
Herolindi Saqipi ka lindur dhe është rritur në fshatin Opajë të komunës së Likovës ku edhe sot jeton në vendlindjen e tij. Sejdi Jahiu është nga fshati Orizare po i të njejtës komunë.Në këtë rast nuk do të shkruajmë për kontributin e këtyre që kanë dhënë deri më tani duke e lënë për njëherë tjetër, sepse sipas moshës është mjaftë e bujshme.Harolindi dhe Sejdiu rrjedhin nga familjet e tyre të mirënjohura për kontributin e tyre.Këta dy djem të rinj që nga rinia e hershme e tyre iu bashkangjitën shumë aktiviteteve si në shkollat fillore, të mesme dhe fakultete.Ballëhapur dhe me shumë suksese Herolindi dhe Sejdiu u bënë personalitete në vendlindjet e tyre, komunat e tyre dhe në shumë vendbanime të trojeve tona si në kulturë, sport etj. Po nuk ndalen me kaq ata do të kyqen edhe në supjektet politike për ta dhënë kontributin e tyre dhe gjithnjë vepruan vertikalisht në interesin e poullit të tyre. Asnjëherë nuk e zhënjyen, por e sakrifikuan vehten dhe familjet për komb, atdhe dhe liri.
Ata ishin edhe anëtarë partie që në rini të hershme, por kurr nuk u pajtuan me dredhitë politike që e mashtruan popullin për intereset e tyre. Me daljen në skenë të partisë Lëvizja Demokratike, Sejdiu dhe Herolindi nuk ndejtën duakryq dhe si dy shkëndija të para iu bashkangjitën lëvizjes së lartpërmendur. Nismëtarët e Lëvizjes Demokratike duke u njohur me këta dy djemë se vijnë nga dy familje intelektuale dhe atdhetare dhe kanë një bagazh të mirëfilltë mbi supet e tyre Herolind Saqipit ia besuan detyrën e kordinatorit në nivel komunal të komunës së Likovës dhe Sejdi Jahiut ia besuan detyrën e zëvendës kordinatorit të po të njejtës Lëvizje Demokratike të të njejtës komunë. Besojmë se kontributy i tyre nuk do të mungojë dhe së bashku me ata/ ato që e duan ndryshimin do e realizojnë me votat që do të ua besojë ky popull që dinë të besojë, por dinë edhe të ndëshkojë.