“U zgjodh një ish komandant i UÇK-së”/ Ratkoceri thotë se Xhaferi ka mandat më shumë se 150 ditë
Arben Ratkoceri, botues i Gazetës Koha në Maqedoni, në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, ka folur për zgjedhjen kryeministër të Maqedonisë të Talat Xhaferit, partitë politike shqiptarë në Maqedoni, zgjedhjet e ardhshme e gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni.Ai e quan historike zgjedhjen kryeministër të Xhaferit, derisa thotë se nuk e pati pompozitetin që ishte në media dhe BDI e zbehi atë.
“Atë definimin që e bërë ti në fillim, unë kisha thënë diçka në mes, do të thotë, një ngjarje historike por jo me atë pompozitetin që u bë sidomos në media, siç BDI përmes PR të saj besoj që e zbehi ose ua humbi edhe një pjesë të drejtës një pjese të shqiptarëve për t’u ndjerë mirë që kryeministri për herë të parë u zgjodh shqiptar”, thotë ai.Ai thotë se zgjedhja e tij kryeministër i dha një emocion interesant, derisa kujton se në të njëjtin Parlament që Xhaferi u votua, ishin miratuar ligje raciste për shqiptarët prej vitesh.
“Është interesant emocionin e parë që ma dha, jemi një brez që s’mund t’i ikim dozave të patetizmit dhe folklorizmit. Unë kam lindur afër Parlamentit të Maqedonisë dhe e mbaj mend në adoleshencë janë miratuar ligje aq raciste, pre ligjit që ndaloheshin emrat shqip, të pagëzoheshin fëmijët, prej ligjit që mbylleshin të gjitha shkollat e mesme shqipe dhe u lejua vetëm shkollimi në gjuhën maqedonase, prej ligjit për ndalimin e flamurit shqiptar e shumë ligje tjera që s’mund të merreshin me mend në atë kohë dhe tash në Kosovë dhe tani mu në atë godinë, ndoshta nga fëmijë të deputetëve të asaj kohe, miratohet me shumicë zgjedhja e një kryeministri shqiptar, i deleguar nga vota shqiptare dhe i propozuar nga shqiptarët”, shprehet Ratkoceri.Gazetari bën një krahasim në mes të Xhaferit dhe Abazoviqit.
“Do të doja të bëja një krahasim në mes të Abazoviq dhe z.Xhaferi. Dallimi është i madh. Pozitiv është se Dritan Abazoviq ishte tamam kryeministër, me zgjedhje politike, me përkrahje politike. Në ndërkohë z.Talat Xhaferi është kryeministër teknik. Mirëpo, Abazoviq ishte i zgjedhur nga të tjerët, jo i votuesve shqiptarë, ndërsa Xhaferi u zgjedh si i deleguar me votën shqiptare dhe nga partia me shumicë shqiptare”, thekson ai.Gazetari Arben Ratkoceri ka thënë se me zgjedhjen e Xhaferit kryeministër, u thye bllokada te maqedonasit se një shqiptar s’mund të jetë kryeministër, teksa veçon 3 elemente, derisa përmend se u zgjodh një ish komandat i UÇK-së.
“Pa diskutim se çdo kryeministër zgjidhet përmes marrëveshjeve politike por unë kisha veçuar 2-3 elemente. 1.Për një të ri shqiptar në Maqedoni tashmë s’do të jetë i pamundur posti i kryeministrit. 2.U zgjodh një komandant i UÇK-së. Mos të harrojmë në kohën kur disa komandantë gjenden në Hagë, disa të tjerë anatemohen nga kjo shoqëri, sidomos në Kosovë, por edhe në Maqedoni. Unë personalisht kësaj simbolike i jap shumë rëndësi dhe nuk është e lehtë t’i detyrosh deputetët maqedonas të votojnë një komandant shqiptar, i cili para disa viteve ka qenë më shumë kolegë të tij dhe thotë e ke kryeministër”, potencon ai.Ratkoceri vlerëson se ky ishte një premtim i Ali Ahmetit dhe arriti që tani ta mbante atë, teksa shton se mandati i Talat Xhaferit do të jetë mbi 150 ditë.
“E para, është zgjuarsia dhe manovrimet politike personale të z.Ali Ahmeti. E dyta, e kishte premtim elektoral dhe është e mirë sepse arriti në këtë kohë kur premtimet elektorale nuk mbahen, Ahmeti arriti sado që me një simbolikë e teknike, e mbajti premtimin. Nuk ishte e definuar a kryeministër shqiptar apo teknik. Lojë fjalësh dhe nuk do të jetë 100 ditë por do të jetë shumë më shumë, varet se çka prodhon rezultati i zgjedhjeve, pastaj zgjedhja e presidentit që duhet ta mandatojë dhe mendoj se mund të shkohet në 150 ditë e tutje. dhe nëse e shohim më thellë, komuniteti maqedonas është i ndarë përgjysmë dhe z.Ahmeti si parti më e fuqishme e luan atë balancën të kësaj ndarje mes maqedonasve dhe ndarja mes tyre është shumë më e madhe se ndarje në mes shqiptarëve që janë në Kosovë ose Shqipëri. Z.Ahmeti çdoherë kur përputhjet mes këtyre dy ideologjive, ka arritur në mënyrë fantastike ta menaxhojë dhe të marrë anë në atë pjesë të cilën e ka kthyer në favor të vetin dhe shumë çështje juridike në favor të shqiptarëve në Maqedoni”, deklaron gazetari./Gazeta Blic/