Maqedoni

VMRO-DPMNE gëzon më shumë mbështetje se LSDM-BDI-ASH së bashku, tregon anketa

Shkup, 01 Shkurt – Partia opozitare konservatore e maqedonasve, VMRO-DPMNE, e vetme mbështetet nga qytetarët më shumë se tre parti në pushtet së bashku, sipas një ankete të prezantuar mbrëmë në emisionin “Objektiv” në televizionin shtetëror MRT1, në momentin kur të katërta partitë sapo e formuan një qeveri të përkohshme teknike përpara zgjedhjeve parlamentare të majit.

Sipas anketës, VMRO-DPMNE-në e përkrahin 20,6 për qind e qytetarëve, ndërsa partitë në pushtet, partia socialdemokrate maqedonase LSDM gëzon përkrahje me 10,4 për qind, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me 6,7 për qind dhe Aleanca për Shqiptarët (ASH) me 1.4 për qind. Sipas kësaj anketa matematika thotë se të tre partitë partnere (LSDM, BDI dhe ASH) kanë gjithsejtë 18.5 përqind përkrahje, pra për 1.5 perqind më pak sesa VMRO-DPMNE e vetme.

E majta maqedonase (Levica), partia e majtë nacionaliste në opozitë, ka një mbështetje prej 4.5 për qind, e ndjekur nga LEN-ja shqiptare (një koalicion i tre partive shqiptare, gjithashtu në opozitë) me 4.3 për qind, partia maqedonase e sapoformuar Znam e Maksim Dimitrievskit me 2.9 për qind. 1.8 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për partitë “të tjera” pa specifikuar, 16,8 për qind nuk mbështesin asnjë, 15,1 për qind refuzuan të përgjigjen dhe 15,4 për qind nuk kishin përgjigje ose janë të pavendosur.

Të gjitha anketat e deritashme thonë se VMRO-DPMNE do të fitojë zgjedhjet e 8 majit. LSDM dhe BDI po mendojnë për pjesëmarrje në zgjedhje për shkak të mbështetjes së fortë që ka VMRO-DPMNE, por ende nuk është marrë ndonjë vendim./Zhurnal

Ndiqni videon e anketës:

https://play.mrt.com.mk/play/569793