Surroi: Me Talat Xhaferin kryeministër do të ishte krenar edhe Arbën Xhaferi!
Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi ka komentuar zgjedhjen e Talat Xhaferit në postin e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka nënvizuar se me këtë veprim do të ishtë krenar dhe Arbën Xhaferi, i cili së bashku me Ali Ahmetin ndërtuan idenë për paqe në Maqedoni sipas Marrëveshjes së Ohrit.
“Në ditën e betimit të Talat Xhaferit kryeministër të Qeverisë teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ishte krenar Arbën Xhaferi, intelelektuali e prijësi politik shqiptar që ndërtoi koncensusin me prijësin e UÇK Ali Ahmeti, për të gjetur paqe në RMV e për të hapur me Marrëveshjen e Ohrit para gati një çerek shekulli një proces transformimi që do të sjellë edhe këtë ditë të sotme”, ka shkruar Surroi.(INA)