Nikollovski: Bilall Kasami, do ta propozojë kryeshefin e policisë në Tetovë
Sonte në intervistën e ALSAT, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Alekandar Nikollovski tha se ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike që do i takojë kësaj partie, për të emëruar zyrtarë në sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë dhe Gostivar si dhe disa komuna tjera më të vogla do të ketë takime dhe konsultime me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasamin.
“Ministri teknik i Punëve të Brendshme do të ketë takime dhe do të pranojë sygjerime nga kryetari i komunës së Tetovës, për emërimin e drejtorit të sektorit për punë të brendshme në stacionin e Policorë në Tetovë. Kështu presim që ky emërim të kryhet në bashkëpunim me kryetarin e komunës së Tetovës”, tha Alekandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së./ Alsat.mk