Këta janë personat e arrestuar në Gërçec, më i riu është vetëm 20 vjeç
Ministri Oliver Spasovski ka zbuluar identitetin e personave të arrestuar sot në Gërçev, siç tha, si pjesë e grupit kriminel ndërkombëtar që janë marrë me kokainë dhe vrasje, transmeton TV21.
Bëhet fjalë për 16 persona, për të cilët nesër në Prokurorinë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit do të parashtrohen edhe kallëzime penale.
Ata ngarkohen për veprat penale “Prodhim i paautorizuar i drogave narkotike”, “vrasje” dhe “tentativë për vrasje” – bëri të ditur Spasovski.
“Deri te PPTHNKOK do të parashtrohet kallëzim penal kundër 16 personave – Sh.M. (46), D.I.(50), F.B.(45). B.A.(44), R.S.(41), S.A.(44), M.Ç.(27), S.S.(36), Sh.A.(27), Sh.B.(20), N.I.(44), E.I.(25), F.S.(43), Sh.S.(40), M.D.(41) dhe O.B.(42)”, tha Spasovski.