Opinion

Çashka, pse heshtin deputetët, ministrat shqiptarë dhe…

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

A thua iu janë verbuar sytë dhe u janë mbyllur gojërat deputetve, ministrave shqiptarë që nuk reagojnë me mos lejimin e nxënënësve shqiptarët të futen në brendinë e shkollës për të e përcjellur mësimin në gjuhën e tyre amtare shqipe.

Ndaj këtij gjesti është dashur të reagohe nga e gjithë qeveria, parlamenti e sidomos nga ministria shqiptarë në këtë rast ministri shqiptar z. Jeton Shaqiri dhe me disa
“ patriota” tjerë shqiptarë. Mos të dalin nëpër ekrane televizive të na shesin dushk për gogla para popullit se shqiptarët i kanë të gjitha të drejtat në çdo instucion duke e përdorur gjuhën e tyre amta, ndërsa në anën tjetër tregojnë hipokrizi dhe demagogji dhe mendojmë se ne hamë kashtë.
Një gjë e këtillë ka vite që i shitet popullit dushk për gogla , por këto gënjeshtra një ditë do të ju dalin në shesh.

Gojën plot “ patriotizëm” nga pushtetarët shqiptarë, ndërsa kur iu bëhen shqiptarëve padrejtësi, ata dalin dhe na mbajnë ligjerata se shqiptarët i kanë të drejtat e tyre të barabarta.Kjo është një hipokrzi dhe demagogji. Ky është një turp i turpit.”Barbartësi” me gojë e në vepra pushtetarët shqiptarë mendojmë se ne jetojmë në hënë dhe nuk i shohim padrejtësitë as për së afërmi nuk janë të barabartë me maqedonasit. Çudira edhe më e madhe është edhe kjo që nuk mund të kapërdihet sulmohen gazetarët ndaj protestuesve dhe nuk i lënë të futen brenda të marrin informata nga protstuesit dhe nga përfaqësuesit udhëheqës të shkollës.Si e shikojnë sulmin ndaj gazetarëve dhe thyerjes së kamerave të “TV ALSAt”. Ky është një absurd mbi absurdet. Gjëja edhe më e fëlliqur është kur disa protestues shahen me fjalë të fëlliqura kundër shqiptarëve gazetarë. E kjo çfarë është bashkëjetësë?! Unë të kam të drejta të mësoj në gjuhën e nënës time e ju shqiptarë dilni jashta objektit shkollor për të mos i lejuar të mësojnë në gjuhën e tyre se janë shqiptarë.Në këtë rast ka të shkruhet shumë e shumë për këtë fenomen jonjerëzorë, por në këtë rast po e mbylli që mos të merrem me pushtetarët shqiptarë që nuk mbrojnë drejtat e shqiptaëre, por mbrojnë postet e tyre dhe kolltuqet e buta, Turp i turpit që shqiptarët ua kanë dhënë votat për të i mbrojtë drejtat e tyre dhe gjuhën e tyre nos ta anashkalojnë që fëmijët e tyre mos të lejohen të mësojnë në gjuhën e tyre shqipe. Mos heshtni si struca ju pushtetarë, por ngriteni zërin dhe pegojeni këtë poshtërsi. Unë e di se juve ju interesojnë vetëm postet të të i ruani dhe aspak nuk ju intereson për popullin që ua dha ato poste për të i mbrojtur interesat dhe të drejtat e atyre fëmijëve shqiptarë që nuk u lejohet të futen brenda dhe të mësojnë në gjuhën e tyre siç mësojnë shoqet dhe shokët e tyre maqedonasë.

Turpi nuk ka fund!