Maqedoni

Zbulohen emrat e ministrave të VMRO-DPMNE-së në Qeverinë teknike

Këto janë pesë zgjidhjet kadrovike të VMRO-DPMNE-së që do të jenë pjesë e qeverisë teknike. Seanca për përzgjedhjen e përbërjes së re duhet të mbahet më 28 janar, ndërsa qeveria teknike do të zgjasë deri në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të planifikuara për 24 prill dhe 8 maj.

VMRO-DPMNE përcaktoi kandidatët për dy pozitat ministrore dhe tre zëvendësministra shtesë në Qeverinë teknike, e cila duhet të zhvillojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike të planifikuara për 24 prill dhe 8 maj.

Sipas biografëve të tyre, bëhet fjalë për kuadro jashtëzakonisht profesionale, me integritet dhe përvojë shumëvjeçare, ekspertë në fushën e tyre.

Në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme është propozuar Pançe Toshkovski, avokat shumë i njohur.

Toškovski ka diplomuar në të drejtën penale dhe kriminologji në Fakultetin Juridik Justiniani i Parë në Shkup. Ai ka dhënë provimet e drejtësisë dhe jurisprudencës, dhe aktualisht është jurist në kontestet civile, pronësore-juridike, tregtare, penale dhe administrative pranë gjykatave vendase dhe ndërkombëtare.

Toshkovski ka përvojë shumëvjeçare të punës në institucionet shtetërore. Në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2011 ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Transportit dhe lidhjeve, shoqërinë aksionare për menaxhimin e hapësirave afariste në pronësi të Republikës së Maqedonisë dhe ka qenë anëtar i disa komisioneve dhe trupave punuese. Pançe Toshkovski aktualisht është kryetar i komisionit republikan juridik të VMRO-DPMNE-së.

Për zëvendësministrin e ri shtesë të financave, është propozuar një zgjidhje krejtësisht e re, e cila është në baza profesionale. Ajo është Elena Petrova, ekonomiste e diplomuar me mbi 25 vite përvojë pune në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.
Petrova ishte drejtuese në Drejtorinë për të hyra publike – për tatimpaguesit e mëdhenj për 7 vjet, ndërsa para kësaj ishte udhëheqëse e departamentit të taksave në Sveti Nikollë, udhëheqëse e departamentit në departamentin për politikë operative dhe arsim, si dhe përgjegjësi i departamentit të përcaktimit dhe mbledhjes së tatimeve në Drejtorinë e Përgjithshme.

Sipas biografisë së saj, Petrova ka tetë vjet përvojë pune në sektorin privat, ndërsa për momentin është nënkryetare e Trupit punues për ybatimin e Sistemit informativ tatimor në DAP, si dhe ka qenë anëtare e disa Borde e administrimit të projekteve me FM, MPPS, DAP, FSSHM, dhe APRM. Petrova gjithashtu ka marrë licenca dhe certifikata të shumta, si trajnime dhe bashkëpunime me Bankën Botërore, FMN, CEF dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Gjoko Velkovski është propozim i ri për kandidat për ministër të Punës dhe Politikës Sociale.

Velkovski shumë vite ka punuar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale si shef i departamentit të revizionitë të brendshëm, bashkëpunëtor në Departamentin për çështje financiare, ka qenë edhe këshilltar special në kabinetin e zëvendësit shtesë për çështje që kanë të bëjnë me politikat për popullatën humane në vitin 2016, si dhe zyrtar i kabinetit në fushën e të drejtës së punës dhe të drejtat nga ligji për marrëdhëniet e punës në MPPS në vitin 2020 për qeverinë e atëhershme teknike dhe ka përvojë të mëparshme pune si konsulent ekonomik lokal në Institutin për Sëmundjet e mushkërive Tuberkulozi – Spitali Shtetëror Shkup, ka qenë revizorë të brendshëm – bashkëpunëtor në Qytetin e Shkupit, Sekretar i Qytetit të Shkupit nga viti 2021 deri në vitin 2023.

Velkovski ka marrë certifikata të shumta, ndërsa për momentin është udhëheqës i Departamentit për përkrahje të kryetarit të Komunës së Gazi Babës dhe këshilltar në Këshillin e Çairit.

Cvetan Tripunovski është propozuar për zëvendësministër shtesë të bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave. Me profesion është inxhinier bujqësor.
Tripunovski ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit shtesë në qeverinë e mëparshme teknike. Ai deri më tani ka punuar në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave si këshilltar shtetëror, ndërsa më parë nga viti 2015 deri në vitin 2017 ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Inspektoratit shtetëror bujqësor dhe në periudhën 2006-2008 ka qenë kreu i laboratorit fitosanitar shtetëror.

Nga viti 2008 deri në vitin 2012, Tripunovski ishte deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në vitin 2017, Tripunovski ishte anëtar e KE i VMRO-DPMNE-së, ndërsa për momentin është kryetar i Komisionit republikan për bujqësi të partisë.

Stefan Andonovski, sekretar i deritanishëm ndërkombëtar i partisë dhe këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit, do të propozohet për zëvendësministër shtesë për shoqërinë informative.

Andonovski është doktorat në Fakultetin Juridik “Justiniani I” në Shkup dhe ka magjistruar për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins në SHBA. Para angazhimit të tij politik, ai ka punuar në sektorin e biznesit në Maqedoni për pesë vjet dhe është konsulent për projekte të donatorëve ndërkombëtarë në fushën e marketingut digjital, komunikimit dhe mediave. Ai ka shkruar punime dhe rubrika në revista vendase dhe ndërkombëtare, me fokus ndërmjetësimin dhe negociatat ndërkombëtare, si dhe reformat kushtetuese në sisteme pas konflikte.

Këto janë pesë zgjidhjet kadrovike të VMRO-DPMNE-së që do të jenë pjesë e qeverisë teknike. Seanca për përzgjedhjen e përbërjes së re duhet të mbahet më 28 janar, ndërsa qeveria teknike do të zgjasë deri në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të planifikuara për 24 prill dhe 8 maj.