Rilind në Shkup “Ballkani i Hapur”, rikthehet edhe Edi Rama
Takim i lidëreve të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë, disa muaj pasi kryeministri shqiptar Edi Rama kishte njoftuar se “Ballkani i Hapur” është mbyllur
Nga burime mediatike në Shkup pritet nënshkrimi i Marrëveshjes për Tregun e Përbashkët të Punës mes tre shteteve anëtare të kesaj iniciative.
Marrëveshja për procedurën doganore të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut të nise nga zbatimi më 1 shkurt për diçka që ta bëjë sa më të thjeshtë tregtinë ndërmjet vendeve anëtare në kuadër të Iniciativës Ballkani i Hapur.
Paneli i liderëve do të mbahet në orën 9:40, ndërsa në orën 11 është caktuar takimi i tyre me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Konferenca për media e liderëve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në ora 12:15,
Krahas takimit ne kuader te Ballkanit te Hapur ne Shkup do te kete edhe nje takim tjeter me te zgjeruar ku do te marrin pjese te gjitha shtetet e rajonit ku do te diskutohet për Planin e Rritjes të ofruar nga BE-ja.
Ne kete takim përveç liderëve të Ballkani Perëndimor, merr pjese edhe Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së KE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Kopman, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe përfaqësues të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, CEFTA dhe Forumit të Investimeve të Perëndimit Dhoma e Ballkanit, USAID, si dhe nga disa institucione financiare ndërkombëtare./KlanMacedonia