Profesori kumanovar botoi librin për hoxhën Hasan Tahsini pas shumë viteve gjurmime në arkivat e Stambollit dhe Parisit
Pas shumë vite gjurmime në arkivat e Stambollit dhe Parisit, profesori kumanovar Xhafer Ymeri ka nxjerë në dritë librin për hoxhën dhe shkencëtarin çam, Hasan Tahsinin, shkruan Lideri.mk.
Libri përmban të dhëna interesante dhe të pabotuara deri tani per këtë shkencëtar të madh shqiptar nga koha e Perandorisë Osmane, por edhe për figura tjera të asaj kohe.
“Mbas gjurmimeve disavjeçare nëpër dëshmirujtset (arkivet) e Stambollit dhe Parisit m’a solli Zoti që me përkrahjen e familjes sime dhe dy miqve gurbetqarë t’a nxjerr në dritë librën për të madhin, të zotin dhe Atdhetarin Hoxha Tahsin Çamin, mësuesin dhe frymëzuesin e Rilindësve të parilindshëm! Gjurmimet, dëshmitë dhe përshtypjet e mia dhjetvjeçare në fund ua kam bashkangjitë shkrimeve të bashkkohësve, miqve dhe studentve të atëhershëm të Hoxha Tahsin Çamit si të Sami Frashërit, Jani Vretos, Midhat Frashërit (Lumo Skendo), Riza Teufik, Dervish Hima (Ibrahim Naxhi), Ismail Habib, Mehdi Frashëri, Lemi Elebir dhe Mahmut-Kemal Inal. Me shumë nderime dhe kënaqësi këtyne ua bashkangjita edhe shkrimin e të ndjerit Ibrahim D.Hoxha si studjues i përkushtum dhe njohës Çamas i Hoxha Tahsin Çamit-Efendiut!…”, thotë profesori Ymeri lidhur me librin e sapobotuar. Ai tani disa dekada jeton në Zvicër që kur u diferencua nga puna si profesor në Kumanovë në kohën e sistemit monist./Lideri