Rajon - Botë

UNICEF thotë se gati 20 mijë foshnje kanë lindur mes “ferrit” të Gazës

Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Emergjencën e Fëmijëve ka thënë se gati 20 mijë foshnje kanë lindur në Gaza që kur lufta ka nisur.

Sipas raportit, nënat detyrohen t’i nënshtrohen prerjeve cezariane pa anestezion dhe në disa raste detyrohen të dalin nga spitali vetëm disa orë pas operacionit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv..

Sipas UNICEF-it, disa nëna nuk kanë qenë në gjendje të lindin foshnjat e tyre, sepse punonjësit mjekësorë janë të mbingarkuar.