Hapet konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj
Ministria e Mbrojtjes shpalli sot Shpalljen e re Publike për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në shërbim të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Afati i regjistrimit është 7 ditë, duke përfshirë ditën e publikimit të Shpalljes Publike. Të rinjtë të cilët janë të interesuar të aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jenë të moshës madhore, të kenë përfunduar arsimin e mesëm, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç deri në ditën në përfundimi i shpalljes për pranimin e ushtarëve profesionistë.
Paga e ushtarëve profesionistë do të jetë mbi 31.000,00 denarë, me mbi 10.000,00 denarë shtesë për sigurim të banimit.
Në procedurën e përzgjedhjes, ekzaminimi i aftësisë fizike dhe shëndetësore të kandidatëve për ushtarë profesionistë që shërbejnë në Ushtri do të kryhet nga komisione të posaçme të ngritura nga Ministri i Mbrojtjes.
Kandidatët të cilët paraprakisht kanë aplikuar për shpalljen publike për pranimin e ushtarëve profesionistë dhe kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e procedurës dhe nuk janë pranuar për shërbim në ushtri, nëse nuk kanë kaluar më shumë se nëntë muaj nga kontrollet e fundit, d.m.th. kandidatët, nuk i nënshtrohen kontrollit të gjendjes fizike dhe ekzaminimeve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.