Parcela e kontestuar te spitali i Tetovës/ Durmishi: Komuna do ta ndryshojë planin e detajuar në favor të spitalit
Komuna e Tetovës do ta ndryshoj planin e detajuar urbanistik në spitalin e Tetovës që të mos i merret pronë spitalit, ka deklaruar kryetari i këshillit komunal Besar Durmishi pas deklaratës së drejtorit të spitalit se një pjesë tek spitali është privatizuar. Drejtori i spitalit akuzoi ish kryetarin e komunës Sadi Bexhetin për privatizim të pronës së spitalit, gjë që Bexheti e mohoi duke thënë se ish shefi i kabinetit të tijë atë pronë e ka blerë në vitin 2021. Përndryshe, në bazë të planit detal urbanistik aty është paraparë objekt banimi P plus 2.
“Ne si përfaqësues të qytetarëve të Tetovës do e fillojmë procedurën e shfuqizimit pasi që ai shihet qartë se ka tendenca tjera, pra plani ri do të hartohet në dobi të qytetarëve e jo në dobi të mafias urbane, atë që e kemi thënë në vazhdimësi, e pat thënë edhe drejtori spitalit ku pati një deklaratë për media dhe tregoi që kjo udhëheqësi ato ambicie që i kanë pasur ata i ka shuar në tendenca atyre të bëjnë bashkëngjitje të pronës është refuzuar nga ana jonë . edhe pasi do të realizohet plani ri ai do të jetë në dorën e spitalit se si do të veproj ai më tutje.”- deklaroi Besar Durmishi – kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës.