Ku na mbeti vëllaznillëku e mikëpritja shqiptare!
Shkruan: Etem Xheladini
Shqiptarët si popullë shquheshim si mikëpritës, nuk kishte përjetime më të mira se kur pritnim me ditë e javë, po edhe muaj musafir, apo shkoninë.
Por diçka e çuditshme po ndodh viteve të fundit këtu te ne, në trojet tona, e në veçanti kur po na vijnë familjarët, njerzit tanë nga mërgimi!
Qytetet e vendëbanimet tona anë e kënd në gjendje kaosi, njerëzit të shpërqëndruar, rinia lëvizin duke bërë parade me makina të shtrenjta, për të tërhequr vëmendjen nga jeta e pakuptim.
Shtrohet pyetja ardhja e mërgimtarëve ëshrë për tu çmallë, relaksuar, e kaluar pushimin në qetësi, për tu shpërqëndruar nga hallet dhe problemet e përditshme që na krijon jeta kudo që gjendemi, për tu motivuar, që të rinjët të afrohen njëri me tjetrin, e rifreskuar për të mbajtur e ruajtë traditën e mikpritjes si veti që e posedojnë vetëm shqiptarët.
Në këtë kohë njerëzit duken si të hutuar, për sa ditë që janë mërgimtarët, jo që nuk janë bashkë në dreka, e darka, nëpër shtëpit e tyre, por edhe nëse vendosin një darkë të kalojnë bashkë e të takohen, organizohen që për dy tre orë të takohen në ndonjë restorant, me disa pjata para, e nga një pije, ku të duket vetja sikur po jetojmë në një vend të huaj, e jo në vendëlindjenë si njerzë të gjakut.
Gjithsesi për fund duhet apeluar të jemi gjithmonë njëri pranë tjetrit, ti kthehemi mikëpritjes, ti hapim dyert e shtëpive, dhomat e konakut të na kthehen, të gëzuar e në harmoni të jetojmë siç e meritojmë, dhe në harmoni së bashku siç e kemi patur dhe e kemi traditë të vazhdojmë, ti largohemi traditave e kulturave të huaja, që kafshët (macat e qentë) i respektojnë më shumë se prindërit, të afërmit e farefisin.