Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani vizitoi në pik të natës fshatrat e vërshuara Rahovic dhe Rainc
Pas reshjeve të mëdha të shiut, aktivizova Shtabin për situata të jashtëzakonshme që urgjentisht të dal në terren.
Gjendje më e rënduar nga këto reshje paraqitet në Rahovicë dhe Raincë, të cilën gjendje e pashë nga afër nga vizitat e menjëhershme.
Lus banorët që të kenë kujdes të shtuar, e në rast nevoje të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.
Ditëve në vijim do të bëjmë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.