Maqedoni

Platforma kundër korrupsionit: Të hetohet M-NAV

Platforma e organizatave joqeveritare kundër korrupsionit kërkon që institucionet ta zbardhin në tërësi incidentin e dhunshëm në M-NAV.

“Çfarëdo sulmi ndaj atyre që kanë vendosur të jenë në mbrojtje të ligjshmërisë gjatë punësimit, paraqet kërcënim serioz për menaxhimin e mirë, luftën kundër korrupsionit, klientelizmit, dhe do të ketë pasojë dekurajuese për iniciativat e ardhshme potenciale të kolektiveve të punës në sektorin publik”, thuhet në reagimin e tyre.

Platforma kërkon nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Enti Shtetëror i Revizionit dhe Prokuroria Publike të hetohen të gjitha treguesit për korrupsion ose rreziqet për korrupsion në punën e M-NAV të cilët janë përmendur deri më tani, siç thonë, për shkak të nevojës për vendosjen e sistemit në të cilin do të veprohet në bazë sinjaleve për keqpërdorimet në punë. Platforma kërkon nga policia dhe prokuroria të vërtetojnë përgjegjësinë penale kurse nga qeveria të zbulojë përgjegjësinë politike.