Maqedoni

Në Strugë çdo vit lindin më pak fëmijë, ja si po bie numri

Në repartin për gjinekologji në spitalin e Strugës gjatë vitit 2023 kanë lindur 406 fēmijë, 59 fëmijë më pak se sa në vitin 2022 ku lindën 465 fēmijë, mëson Struga Ekpress.

Nëse e krahasojmë me vitin 2020 ku lindën 688 fëmijë, janë 282 fëmijë më pak se viti që kaloi (2023).

Numri i lindjeve në Strugë vit pas viti është ndjeshëm në rënie.

Kujtojmê se fëmija i parë për vitin 2024 ishte mashkull, i cili lindi në ora 11:40, pesha-2880 gramë dhe 49 centimetër i gjatë./StrugaEkpress