Policia del me detaje për incidentin te Çairçanja
Policia ka dalur me detaje për incidentin te Çairçanja. Sipas MPB, personat që kanë sulmuar Tigrat paraprakisht kanë kryer vjedhje në lagjen “Kisella Vodë”.
“Sonte (06.01.2024) në Shkup, në zonën e Çairit, zyrtarët policorë kanë privuar M.Q.(32), N.S. (28) dhe N.S.(35) nga Shkupi duke vepruar pas kallëzimit se sot rreth orës 20:30 në territorin e Kisella Vodës kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas së cilës janë larguar”, njoftoi MPB tranmeton Lideri.mk.. Por, pas masave të marra nga punonjësit e policisë, të tre janë ndaluar. “Gjatë kapjes ata kanë sulmuar efektivët e policisë. Pas dokumentimit të rastit do të bëhen parashtresat përkatëse”, njoftoi MPB./Lideri