Anketë e IHR: Lidhja Europiane për Ndryshim fituese ndaj BDI-së edhe pa ASH-në
Instituti IHR sot ka publikuar një anketë të re e cila është zhvilluar në mënyrë reprezentative në terren nga data 7 deri më 10 dhjetor. Janë anketuar nga 1.000 qytetarë në 6 zonat zgjedhore. Marzhi i gabimit është 3%.
Edhe kjo anketë e dëshmon që në kampin politik maqedonas, pavarësisht nëse LSDM shkon në zgjedhje vet, ose bashkë me BDI-në dhe ASH-në, fituese në kampin politik maqedonas pritet të del VMRO DPMNE.
Sa i takon kampit politik shqiptar, kjo anketë nxjerr në shësh një situatë të re e cila rezulton të jetë krijuar pas kalkulimeve të shumta të Aleancës për Shqiptarët me Bashkimin Demkratik për Integrim. Në tre skenarë të mundshëm, pra, nëse Lidhja shkon vet në zgjedhje sipas këtij sondazhi pritet t’i merr 15 deputetë, gjegjësisht 14, ndërsa në nëse koalicionit të opozitës shqiptare i bashkëngjitet edhe Ash-ja ky koalicion pritet t’i merr 16 deputetë. Përderisa BDI nëse shkon vetë në zgjedhje 10, ndërsa në koalicion me ASH 12 deputetë.
Nga kjo anketë shumë lehtë mund të vijmë te konkluzioni se taktizimi i Arben Taravarit me BDI-në po e dëshpëron votuesin e Aleancës dhe votuesin e papërcaktuar dhe e bën që revoltën e tyre ta shprehin duke e mbështetur Lidhjen Europiane për Ndryshim. Kjo e bën të panevojshëm bashkëngjitjen e AS-së ndaj opozitës shqiptare, sidomos pas mbështetjes së fuqishme që ky koalicion ka nga Albin Kurti.