Dogana ndalon tre kamionë nga Polonia, në vend të “paletave” kanë bartur migrantë
Hyrja e paligjshme e 11 emigrantëvr nga Siria, Pakistani, Kameruni dhe Kongo është parandaluar në tre raste të veçanta në pikën kufitare “Bogorodicë” gjatë kësaj dhe javës së kaluar.
Siç transmeton portali lideri.mk, dy raste u zbuluan nga një ekip i lëvizshëm i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve pasi kontrolluan dy automjete mallrash me targa polake në hyrje të vendit te vendkalimi “Bogorodicë” më 4 janar në orët e vona të mbrëmjes dhe më 5 janar në orën 4 të mëngjesit. “Në të dyja rastet, migrantët u zbuluan në hapësirën e paletave të gjysmërimorkiove gjatë kontrollit me skaner mobil. Në të dyja rastet u zbuluan 4 emigrantë nga Siria dhe Pakistani”, njofton dogana.
Rasti i tretë u zbulua nga doganierët edhe në hyrje të pikës kufitare Bogorodicë gjatë kontrollit të një automjeti mallrash, i cili, si në rastet e mësipërme, ishte me targa polake, transmeton Lideri.mk. Gjatë kontrollit të mjetit, në arkat ndihmëse për paletat u zbuluan tre emigrantë nga Kameruni dhe Kongo./Lideri