Kovaçevski: 1.117 punonjës të institucioneve shëndetësore do të marrin vendime pune
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në një konferencë për media të mbajtur pas seancës së Qeverisë e publikoi miratimin për punësim me orar të pacaktuar në objektet shëndetësore për 1.117 persona.
Ai ka treguar se në mesin e personave që do të marrin kontrata të pacaktuara janë persona për të cilët është paraqitur kërkesë nga institucionet shëndetësore.
“Mjekët tanë kanë vërtetuar se mund të kryejnë operacionet më komplekse, të cilat nuk ka pasur. Prandaj të gjithë mjekët e rinj që punojnë me kontratë do të qëndrojnë në institucionet publike ku punojnë dhe do të kryejnë punën e tyre. Me këto ndryshime shpresojmë që punonjësit shëndetësorë të jenë të kënaqur, sepse me punëtorë të kënaqur shëndetësorë do të kemi edhe pacientë të kënaqur”, ka treguar Kovaçevski.
Ai theksoi se Qeveria ka qenë e vetëdijshme për mungesën e personelit në mjekësi, andaj ka bërë përpjekje që të zvogëlohen boshllëqet.
Njëkohësisht, Kovaçevski iu referua pagave të punëtorëve në objektet mjekësore dhe theksoi se pagat e këtij stafi janë rritur për 40 për qind, janë rritur për mbi 2000 denarë.