Maqedoni

Mickoski: S’kam realizuar takime të fshehta me Kovaçevskin!

Nuk kam pasur një takim të fshehtë. Takimet sekrete nuk janë pjesë e karakterit tim. Nëse Kovaçevski dëshiron që të diskutojmë për qeverinë teknike apo për disa procese të tjera politike që pasojnë, jam në dispozicion, vetëm të koordinojmë terminet, kështu është përgjigjur në pyetjen e një gazetari kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë konferencës së sotme për media.

Ai shtoi se nuk e sheh pse një takim i tillë do të mbahet larg syve të publikut dhe se populli është i ngopur me takime të tilla sekrete.

“Ju e dini që kam kohë që e kërkoj një takim të tillë. Fillimisht më refuzuan, kështu që u bë gjimnastikë politike në skenën politike që në fund të fundit u bënë ato takime, ato takime drejtuese, përcaktimi i zgjedhjeve e kështu me radhë. Nuk e kuptoj pse kjo do të ishte larg fytyrës së publikut dhe vlerësoj që publiku duhet të ndërgjegjësohet. Mendoj se populli është i ngopur me takime, negociata dhe marrëveshje të tilla sekrete”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se është në dispozicion, nëse bien dakord për terminet, të kemi një takim të tillë ku do të diskutojmë për të ardhmen e Maqedonisë.