Gashi: Më 8 maj do të vijë pranvera për shqiptarët! Të festojmë prej sonte
Kreu i Alternativës, Afrim Gashi tha se është i bindur në fitoren e Lidhjes Europiane për Ndryshim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shkruan TV21. Gashi tha se më 8 maj “do të vijë pranvera” tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
“Thonë se çdo nate të errët i vjen agimi edhe çdo dimri të ftohtë i vjen pranvera. Unë jam i bindur se me 8 maj do të vijë pranvera edhe tek shqiptarët. Të festojmë me 8 maj, ju ftoj prej sonte, me 8 maj këtu jemi dhe festojmë bashkë fitoren e madhe, ndryshimin e madh për të gjithë shqiptarët”, tha Gashi.