Maqedoni

Mexhiti: Prej sot jemi 4 parti, Lëvizja Vetëvendosje është pjesë e LEN-it

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se prej sot opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut i shtohet edhe Lëvizja Vetëvendosje, shkruan TV21. Mexhiti thotë se Vetëvendosja do të jetë pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim.

“Do të thotë nga sot, LEN përbëhet nga katër parti politike. Do të thotë në këto 4 është edhe Vetëvendosja dhe tashmë edhe programin e punojmë bashkërisht, kjo zyre është e përbashkët edhe fushata do të jetë e përbashkët dhe do të jenë pjesë e e listave parlamentare, do të thotë do të jenë të përbashkëta, do të ketë anëtar, përfaqësues të Vetëvendosjes”, tha Mexhiti./tv21.tv