Maqedoni

Maqedoni, ndërroi jetë djaloshi 16 vjeçar

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se mbrëmë në ora 20:30 është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan në gjendje pavetëdijshme është sjellë tek ata djaloshi 16-vjeçar me iniciale H.D., transmeton Lideri.mk.

Siç transmeton lideri.mk, përkundër ndihmës së ofruar mjekësore dhe reanimacionit, ai ka ndërruar jetë, ndërsa mjeku i spitalit ka konfirmuar vdekjen e tij.

“Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, njoftoi MPB./Lideri