Pse nxënësit mbeten pa mësuese?
Shkruan: Naza KRASNIQI
Papërgjegjësia e drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës.
Po e shpalosi këtë shqetësim si prindër i nxënësit të klasës V/8 të shkollës fillore “Hasan Prishtina” Prishtinë. Nxënësit e paraleles V/8 kanë mbetur pa mësuese, sepse mësuesja e tyre e rregullt ka shkuar në pushim të lehonisë sipas planifikimeve, ne si prindër kemi qenë të njoftuar me kohë nga mësuesja. Por fatkeqësisht drejtori i shkollës fillore “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me drejtorin e Arsimit të komunës së Prishtinës nuk kanë arritur me mbuluar zëvendësimin me mësuese.
Me datën 18.12.2023, të Hënën fëmijët si zakonisht kanë vajtur në shkollë dhe për 5 orë kanë qëndruar vetë, duke vizituar herë pas herë mësueset nga paralelet e tjera duke ju rekomanduar fëmijëve që të bëjnë detyra dhe të lexojnë, që do të thotë fëmijët e paraleles V/8 kanë qëndruar për 5 orë vetë në klasë, jo vetëm që kanë humbur mësimi e rregullt, por edhe kanë qenë të rrezikuar, sepse aty ka pasur konflikte, ofendime mes nxënësve gjë që ka pasur mundësi të ketë edhe rrahje fizike mes nxënësve dhe me pasoja fatale.
Duke vërejtur rrezikun e fëmijëve pa kujdes të mësueses, si prindër të fëmijëve kemi vendosur që fëmijët të mos i sjellim në shkollë deri sa të bëhet zgjidhja me zëvendësimin e përkohshme të paraleles.
Andaj kërkoj ndërhyrjen e kryetarit të komunës së Prishtinës që në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të ndërmerr veprime për të zëvendësuar mësuesen për paralelen e klasës V/8, që nxënësit mos të humbin mësim dhe njëkohësisht të kërkoj llogaridhënie nga drejtori i drejtorisë së arsimit të Prishtinës dhe të shkollës fillore “Hasan Prishtina” për papërgjegjësinë në zëvendësim duke pasur parasysh se pushimi i lehonisë nuk është një pushim i cili nuk planifikohet apo njoftohet me kohë
Shpresoj që kryetari z. Përparim Rama, të bëjë zgjidhje sa më shpjet, që fëmijët të ktheheni normalitetit në mësime dhe ne si prindër të kemi siguri që kur ti sjellim fëmijët në shkollë të janë nën kujdesin e mësueses/it!