Maqedoni

LSDM: Skandaloze, Mickovski pranoi se është takuar me Palevskin

Në mënyrë skandaloze, Hristijan Mickoski pranoi publikisht se ka pasur një takim me Palevskin, i dyshuar për dy vrasjet, gjë që tronditi dhe tmerroi opinionin maqedonas, thuhet në reagim zyrtar të LSDM-së.

“Opinioni e din mirë se Palevski ka qenë bashkëpunëtor i afërt i regjimit të DPMNE-së, ai e ka përkrahur publikisht Mickoskin, si dhe partnerin e tyre të koalicionit Levica.

Ata së bashku ishin pjesë e protestave të dhunshme me gijotina dhe kokteje molotovi para Kuvendit kundër propozimit francez.

Së bashku me DPMNE-në dhe të majtën, si pjesë e Bojkotit ishin kundër anëtarësimit në NATO.
Mickoski po ashtu ka pranuar se nuk ka informacion për rastin e dy vrasjeve të tmerrshme, ndonëse deri para disa ditësh ka pohuar se ka informacion të fortë për rastin.

Mickoski e kapi veten në gënjeshtrat e tij. Është konfirmuar se ai është një manipulues, i cili abuzon edhe me rastin e vrasjes së një fëmije për përfitime politike”, thuhet në reagimin e LSDM-së.