Musa Ibraimi merr mandatin e deputetit pasiqë Talat Xhaferi të bëhet kryeministër
Më 28 janar të vitit të ardhshëm pritet që Talat Xhaferi të zgjidhet kryeministër i Qeverisë teknike, me çka edhe do të lirojë vendin e deputetit në Parlament.
Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se vendin e tij në Parlament si deputet pritet të zë Musa Ibraimi, i cili edhe më parë ka qenë deputet por edhe ka bartur funksione të ndryshme.
I lindur në vitin 1978 në Zhitoshë të Prilepit, me profesion është jurist por deri në vitin 2014 ka punuar edhe si gazetar.
Më pas fitoi mandatin e deputetit në vitin 2014, kurse më vonë ishte emëruar edhe si zëvendës drejtor në Kadastër.
Ibraimi vjen nga zona e V-të zgjedhore dhe ishte i pesti në listë.