Kosovë

Gjilani ua mundëson transportin luginasve për zgjedhjet në Serbi

Komuna e Gjilanit e ka organizuar që qytetarë të shumtë që kanë të drejtë vote të shkojnë për të votuar në Luginën e Preshevës.

Ky organizim është bërë që transporti të jetë me autobusë. Tashmë një numër i madh i qytetarëve janë nisur.

Për zgjedhjet parlamentare në Serbi po marrin pjesë dy lista te shqiptarëve.

“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, e cila udhëhiqet nga Shqiprim Arifi.