Deri në fund të vitit duhet të paguhet K-15, sa para do të marrin mijëra punonjës
Shuma minimale për K-15 është rreth 14.700 denarë (40 për qind nga paga mesatare në tremujorin e fundit), ndërsa shuma maksimale është 100 për qind e pagës mesatare, pra pak më shumë se 36.850 denarë.
Fundi i vitit është afati ligjor kur kompanitë dhe punëdhënësit kanë detyrimin për të paguar regresin apo e ashtuquajtur K-15.
Sipas ligjit, çdo punëmarrës me të paktën gjashtë muaj shërbim të vazhdueshëm pranë punëdhënësit ka të drejtën e K-15, pavarësisht nëse është për një kohë të caktuar apo të pacaktuar.
Shuma minimale për K-15 është rreth 14.700 denarë (40 për qind nga paga mesatare në tremujorin e fundit), ndërsa shuma maksimale është 100 për qind e pagës mesatare, pra pak më shumë se 36.850 denarë.
K-15 prej 10.000 denarë këtë vit për herë të parë marrin 138.000 punëtorë në sektorin publik, ndërsa disa sektorë si policia, shëndetësia, arsimi, ndërmarrjet publike tashmë kanë paguar K-15 për punëtorët e tyre.
Nga viti i ardhshëm shuma e K-15 në sektorin publik do të jetë 30 për qind e pagës mesatare, përkatësisht rreth 13.000 denarë