Shihni se si Rama nuk e lejon opozitën të futet në Kuvend
(Foto Arkiv)
Dhuna e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës njohu sot një kulm të ri.
Kjo për shkak se gardistët nuk lejuan asnjë deputet të opozitës brenda në sallën e seancave plenare.
Edhe ata deputetë që nuk ishin të përjashtuar, nuk u lejuan brenda në sallë.
Ky rast i paprecedent në historinë e parlamentarizmit shqiptar, vjen në një kohë kur opozita po proteston për të kërkuar të drejtat e saj./Syri.net
Tensione në Kuvend/ ‘Mos na prekni me dorë’, Dashnor Sula: Fusni deputetët që s’janë të përjashtuar
Tensione në hyrje të Kuvendit. Deputetët e opozitës janë përplasur me punonjësit e Gardës, ndërsa kjo e fundit nuk i ka lejuar ata që të futen në sallën e seancave plenare.
Në pamjet e transmetuara live dëgjohet deputeti Dashnor Sula teksa i thotë Gardës që të futen në sallë ligjvënësit që nuk janë të përjashtuar.
Ndërkohë, Saimir Koreshi kërkon që një urdhër, ndërsa mes ironisë thërret kryeparlamentaren Nikolla; shoqja Lindita.