Maqedoni

Ganiu: Ministrat e BDI-së u dhanë goditje dje 10 mijë nxënësve të Çairit, a hiç s’po ju vjen marre?

Hiç më larg se dje ne banorët e Çairit ishim dëshmitarë të goditjeve të ashpra që ua bën ministrat e BDI-së 10.000 nxënësve tanë dhe 10 shkollave tona, duke ua shkurtu bllok dotacionet për arsimin fillor. Dhe dje prapë na goditën duke votuar kundër projektit tonë për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit në Dizhon të Çairit.

Pikërisht këta qeveritarë të BDI-së, po mbrëmë erdhën në Çair për të demonstruar forcë me gjithë ato vetura super luksoze e me bodi-garde.

E pas gjithë kësaj më vjen në mend vetëm një pyetje për ministrat e BDI-së: A HIÇ BRE SPO JU VJEN MARRE ÇKA PO I BËNI FËMIJËVE E QYTETARËVE TË ÇAIRIT? (Visar Ganiu)