Krasniqi e Haradinaj marrin pjesë në ndezjen e qirinjve në Prishtinë, në nderim të avokatit Andrew Strong
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe i AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë marrë pjesë në organizim të ndezjes së qirinjve në nderim pas vdekjes së avokatit Andrew Strong.
Strong ishte avokat i Kadri Veselit, gjithashtu kishte mbrojtur në Hagë edhe Ramush Haradinajn.
“Një qiri për mikun e Kosovës! Dje, në mënyrë të papritur dhe të parakohshme, na la miku ynë, avokati i Kadri Veselit, Andreë Strong. Përtej rolit të tij si avokat, Andreë ishte një njeri i mirë dhe i drejtë, i cili me tërë qenien e tij u vu në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shtetit tonë”, ka thënë Krasniqi.
“Këtë ai nuk e bëri vetëm pse e kishte profesion, por sepse drejtësinë e kishte mision. Andreë e dinte pafajësinë e krerëve të UÇK-së, siç e dinte pastërtinë e luftës së popullit tonë për liri, prandaj, me mendje e zemër u përkushtua secilën ditë të angazhimit të tij në këtë proces. Një amerikan që fliste shqip, e Kosovën e donte shumë.
Prehu në paqe, mik i dashur! “, ka shkruar kreu i PDK-së.
Ndërkaq Haradinaj, në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar fotografi teksa ka shkruar “I përjetshëm kujtimi për ty, Andrew