Doganierët importin e paligjshëm të 84 orëve “Casio” dhe 7560 bizhuterive
Pas kontrollit të kryer nga doganierët e njësisë doganore të Ohrit dhe Aeroportit të Shkupit, është parandaluar tentim për kontrabandim të 84 orëve Casio, si dhe
Orët e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti në njësinë doganore të Ohrit, i cili ishte i regjistruar për doganim importues. Gjegjësisht, në deklaratën e importit janë deklaruar 66 ora dore të markës Casio, por gjatë kontrollit të mallit janë konstatuar tejkalim i produkteve të cilat nuk mbuloheshin me deklaratë, përkatësisht 84 orë të padeklaruara të së njëjtës markë.
Ndërkohë bizhuteritë e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të çantës së udhëtimit të një shtetasi turk i cili ka mbërritur me avion nga Stambolli.
Produktet e padeklaruara janë sekuestruar dhe kanë nisur procedurat përkatëse penale.