Kosovë

Gjendet e vdekur një grua në një ordinancë private, policia nis hetimet

Është gjetur pa shenja jete një femër dje në një ordinancë private në Viti. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, shkruan Insajderi.

Viktima është dërguar në Emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar ‘hetim i vdekjes’.